Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ndihmësi i Netanyahut


Një ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është në mesin e disa të dyshuarve që janë arrestuar si pjesë e një hetimi për një shkelje të mundshme të sigurisë në zyrën e kryeministrit, pretendoi Axios të shtunën, duke çituar zyrtarë.

Udhëheqësi izraelit ka mohuar që dikush që punon për të është i përfshirë në shkeljet e supozuara që po hetohen, megjithëse mediat lokale kanë theksuar se jo të gjithë ndihmësit e Netanyahut janë të punësuar zyrtarisht nga zyra e tij.

Skandali sillet rreth shpërndarjes së pretenduar të një dokumenti të Hamasit në shtyp, i çili mendohet se më pas ka çuar në reportazhe që mbështesin politikën e kryeministrit për negociatat e pengjeve me grupin militant palestinez.

Në fillim të shtatorit, tabloidi gjerman Bild dhe gazeta britanike The Jewish Çhroniçle prodhuan disa raporte në lidhje me një strategji të supozuar të Hamasit që synonte të pengonte negoçiatat me Izraelin për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza.

Raportet e tyre bazoheshin në një dokument që dyshohet se ishte shkruar nga lideri i atëhershëm i Hamasit, Yahya Sinëar, i çili është vrarë  më pas nga ushtria izraelite. Sipas The Times of Israel, IDF asokohe ka konfirmuar se një zyrtar i nivelit të mesëm të Hamasit ishte autor i shkrimit. Raportimi, shtoi ai, ishte “pothuajse identik me pikat e hedhura nga Netanyahu” në atë kohë.