Një aksident ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës ku një makinë ka marrë para tufën e deleve duke vrarë 21 krerë.
Tufa e delevee shoqëruar nga bariu po kthehej nga kullota duke ecur në rrugë kur ka ndodhur përplasja e rëndë. Shoferi i mjetit dhe bariu janë shoqëruar në polici.
Kjo është hera e dytë në pak javë që ndodh një aksident i ngjashëm.
Më 14 tetor, 36 krerë dele u vranë pas një aksidenti të trefishtë në rrugën Levan-Pish Poro.
Edhe në atë rast, delet po ecnin në rrugën e makinës kur u morën para.