Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me sëpatë në një stacion treni në Paris, 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë


Katër persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas një sulmi me sëpatë që ndodhi në një stacion treni në Ozoir-la-Ferrière, në juglindje të Parisit. Ngjarja shpërtheu pas një sherri mes disa individëve sipas raportimeve nga mediat franceze.

Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi ndërsa treni ndodhej në stacion. Njëri nga të plagosurit ka pësuar një dëmtim të rëndë në dorë, ndërsa një tjetër ka marrë goditje në kokë, duke rezultuar me një frakturë të kafkës. Dy të tjerë janë plagosur më lehtë.

Policia ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorët e këtij sulmi të dhunshëm. Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve dhe autoriteteve në lidhje me sigurinë në transportin publik.