Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko dhe deputeti i PD-së Asllan Dogjani në SPAK


Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në SPAK. Ish-deputeti mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin.

Në një prononcim për mediat në dalje të SPAK, tha se u pyet në cilësinë e personit që ka pasur dijeni. Ndërkohë, theksoi se në Bulevard janë vrarë 4 veta dhe kjo ngjarje nuk mudn të lihet në harresë.

“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.

Gjithashtu paraqitet në SPAK deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Arsyet se pse është thirrur nuk janë bërë ende me dije.