Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me 4 viktima në Shkodër, del fotoja e makinës që dyshohet se kanë përdorur autorët


Është publikuar fotoja e makinës “Range Rover”, e cila dyshohet se është përdorur nga atentatorët në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkodër më 30 tetor, ku humbën jetën katër persona, përfshirë dy qytetarë të pafajshëm.

Mjeti rezulton i vjedhur në Durrës më 17 prill të këtij viti. Sipas raportimeve, makina ishte vjedhur në lagjen 12 dhe pronari kishte bërë denoncim në policinë e Durrësit. Ky informacion u konfirmua nga grupi hetimor pas krahasimit të numrit të shasisë me automjetin që u dogj në  fshatin Golem.