Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Shkodër, misteri i personit të 3-të në makinë, policia kontrolle në klinika private


Hetimet për atentatin e ndodhur në Shkodër, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe dy qytetarë të pafajshëm, vazhdojnë me intensitet. Policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër në përpjekje për të gjetur një person të tretë, i dyshuar se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate dhe mund të jetë plagosur gjatë ngjarjes.

Kontrolli i policisë është kryer për të verifikuar nëse ky person i plagosur është paraqitur për mjekim në këto klinika. Autoritetet janë të interesuara të sigurojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të provuar praninë e tij dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për më tepër, policia ka dërguar prova të marra në vendngjarje, si fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, dhe mostra gjaku në laborator për analizë, me qëllim identifikimin shkencor të personit të tretë të mundshëm në makinë.