Një incident tragjik ka ndodhur gjatë një turneu rajonal futbolli në Chilca të Perusë kur rrufeja goditi dhe vrau një lojtar, ndërsa plagosi katër të tjerë.
Mbrojtësi 24-vjeçar Jose u godit teksa po ecte drejt dhomave të zhveshjes pasi arbitri ndërpreu lojën për shkak të një stuhie të fortë.
Portieri Juan Chocca Llacta, 40 vjeç, gjithashtu u plagos rëndë, duke pësuar djegie dhe u dërgua me urgjencë në spital. Dy adoleshentë, 16 dhe 19 vjeç, dhe një lojtar tjetër, Cristian Cesar Pituy Cahuana, 24 vjeç, gjithashtu u shtruan në spital, por raportohet se janë ne gjendje të qëndrueshme.