Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për pensionet dhe protestën e pensionistëve. Qori iu përgjigj Ramës, i cili e ka quajtur “Sude me gjyslyke”.
Kreu i Lëvizja Bashkë tha se kur Rama iu vesh epitete të tilla të tjerëve, zakonisht mendon për veten. Ai tha se kryeministri është hileqar, duke premtuar integrim në BE në vitin 2030, ndërkohë që thotë se nuk ka para për pensionet.
“Rama ka humbur toruan, ka një shqetësim të madh.
Kam idenë që Rama, kur mendon për veten, ua vesh të tjerëve… Ai thotë se nuk ka mundësi të rriten pensionet, kur ai flet për suksese ekonomike, flet për rritjen e turizmit. Kur vjen puna te pensionet, nuk ka asgjë. Po mendoja për domethënien e fjalës Sude, nënkupton një njeri që merr dhe nuk jep asgjë. Është rasti i zotit Rama, që merr dhe nuk jep asgjë.
Sudja nënkupton një premtim të madh. Po zoti Rama, thotë se në vitin 2030 do të futemi në BE, ndërkohë që thotë se nuk ka para për pensionet.
Është edhe hileqar. Mendon se pensionet e dinjitetshme, janë utopi. Ne nuk kërkojmë pensione 500 euro, por pension minimal ku pensionisti mbush barkun.
Kemi protestë të mërkurën në orën 10:00. Do të vijojë në kreshendo, do ta rrisim trysninë.
Partitë e tjera me sa duket kanë halle të tjera, që nuk bashkohen. Nuk e di“, tha Qori.