Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet në kërkim 39-vjeçari në Vlorë, ngacmoi seksualisht një shtetase


Komisariati i Policisë Vlorë ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar nga Vlorë, pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas kallëzimit të bërë nga një 48-vjeçare, shtetasi E. A. ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj, më datë 4 nëntor 2024, në lagjen “11 Janari” të qytetit të Vlorës.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se ky shtetas, më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, Vlorë, ka kryer ndaj saj veprime të natyrës seksuale pa dëshirën e saj.