Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza Ballukut: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme


Partia Demokratike ka paralajmëruar për një krizë të mundshme energjetike në Shqipëri, të cilën e cilësoi të qëllimtë.

Sipas anëtarit të kryesisë Akil Kraja, rezervat ujore në basenin e Fierzës kanë zbritur në kuotën 267 metra ndërkohë që sipas rregullores do duhet të ishin 289 metra.

Diferenca sipas tij nënkupton se nga 1 miliard e 106 milionë kilovat/orë do mund tyë prodhohen vetëm 423 milionë kilovat/orë.

“Për të mbushur këtë mungesë nga prodhimi vendas, ministria dhe agjencitë nën përgjegjësinë e ministres Balluku do të duhet t’u adresohen blerjeve në bursë. Por siç është bërë tanimë zakon, Shqipëria e shet lirë dhe e blen shtrenjtë energjinë e saj. Mbase, edhe për të vendosur në punë sa për spektaktlin e radhës dy TEC-et lundruese të Vlorës të cilët kushtojnë çdo ditë 94 mijë dollarë dhe që kanë përthithur pa u vënë asnjë ditë në punë mbi 46 milionë dollarë”, theksoi Kraja.