Një gjykatës në Pensilvani, SHBA, urdhëroi që votimi të zgjatet deri në orën 22:00 pas një “mosfunksionimi” që pengoi votuesit në qarkun Cambria të skanonin fletëvotimet e tyre.
“Bordi Zgjedhor i Qarkut Cambria mësoi herët këtë mëngjes se një mosfunksionim i softuerit në Sistemin Elektronik të Votimit i ka penguar votuesit të skanojnë fletëvotimet e tyre,” tha në një deklaratë prokurori i qarkut Ron Repak.
“Kjo nuk duhet të shkurajojë votuesit që të votojnë në zonat e tyre.”
Zyrtarët zgjedhorë theksuan se kushdo që dëshiron të hedhë votën nuk do ndalohet dhe se të gjitha votat do numërohen.
“Të gjitha fletëvotimet e plotësuara do pranohen, sigurohen dhe numërohen nga Bordi i Zgjedhjeve. Bordi i Zgjedhjeve i Qarkut ka makinë votimi ekspres në vendet e qendrave për të vijuar votimin në mënyrë elektronike, duke lejuar ende që të hidhen fletëvotimet me dorë.” tha Repak.
Departamenti i Shtetit i Pensilvanisë tha se po punonte me zyrtarët lokalë për të zgjidhur këtë çështje.