Protestuesit të martën hodhën flakë dhe bojë të kuqe në ndërtesën e Bashkisë në Novi Sadit (Pazar i Ri) në Serbi të zemëruar për shembjen e strehës prej betoni javën e kaluar në stacionin hekurudhor që vrau 14 njerëz. Policia i’u kundërpërgjigj protestueseve duke hedhur gaz lotsjellës.
Protestuesit rrethuan ndërtesën në qendër të qytetit, thyen xhamat dhe hodhën gurë dhe objekte të tjera pavarësisht thirrjeve të organizatorëve për të qëndruar të qetë. Trupat speciale të policisë u vendosën brenda ndërtesës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se policia “po tregonte përmbajtje”, ndërsa paralajmëroi se “protestat e tmerrshme dhe të dhunshme janë duke u zhvilluar”.
“Popull i Serbisë, ju lutemi mos mendoni se dhuna është e lejuar,” tha ai në X. “Të gjithë ata që marrin pjesë në incidente do të ndëshkohen.”
Miran Pogacar, një aktivist i opozitës, tha se “një dritare xhami mund të rregullohet, por ne nuk mund të kthejmë 14 jetë. Njerëzit janë të zemëruar. Serbia nuk do ta përballojë këtë.”
Organizatorët e protestës thanë se donin të hynin në ndërtesën e Bashkisë dhe të paraqisnin kërkesat e tyre, duke përfshirë që përgjegjësit për shembjen e tendës të përballen me drejtësinë.
Disa nga protestuesit që përpiqeshin të futeshin brenda ndërtesës mbanin maska dhe besohej se ishin huliganë futbolli që janë afër qeverisë populiste.
Aksidenti ka ndodhur pa paralajmërim. Pamjet e kamerave të vëzhgimit treguan tendën masive në murin e jashtëm të ndërtesës së stacionit duke u përplasur me njerëzit që ishin ulur poshtë në stola ose hynin e dilnin.
Zyrtarët kanë premtuar përgjegjësi të plotë dhe, përballë presionit, ministri i ndërtimit i Serbisë paraqiti dorëheqjen të martën.
Prokurorët kanë thënë se më shumë se 40 persona tashmë janë marrë në pyetje si pjesë e një hetimi për atë që ka ndodhur. Megjithatë, shumë në Serbi dyshojnë se drejtësia do të vihet me populistët në kontroll të fortë të sistemit gjyqësor dhe policisë.
Partitë opozitare që qëndrojnë pas protestës së së martës thanë se po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e Vuçeviçit dhe që dokumentacioni të bëhet publik ku listohen të gjitha kompanitë dhe individët e përfshirë.
Ndër viktimat ishte një vajzë 6-vjeçare. Të lënduarit nga shembja e çatisë mbetën në gjendje të rëndë të martën.
Stacioni i trenit është rinovuar dy herë në vitet e fundit. Zyrtarët kanë këmbëngulur se streha nuk kishte qenë pjesë e punës së rinovimit, duke sugjeruar se kjo ishte arsyeja pse u shemb, por nuk dhanë asnjë shpjegim përse nuk ishte përfshirë.
Stacioni hekurudhor i Novi Sadit u ndërtua fillimisht në vitin 1964, ndërsa stacioni i rinovuar u përurua nga Vuçiç dhe aleati i tij populist, kryeministri hungarez Viktor Orbán, rreth dy vjet më parë si një ndalesë kryesore për një linjë treni të shpejtë të planifikuar midis Beogradit dhe Budapestit.