Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për shpalljen e fitores në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Rama ka zgjedhur ta shpërndajë këtë mesazh urimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke ndarë një foto nga zyra e tij në Kryeministri, ku po ndiqte live fjalimin e presidentit të sapo-zgjedhur.
Rama e ka cilësuar fitoren e Trump si një “fitore të jashtëzakonshme” dhe ka theksuar se ishte një privilegj për të punuar më parë me ish-Presidentin Joe Biden për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim të kem privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory🇺🇸
It was a true honor to work alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond between our two countries. I look forward to the great privilege of working with the 47th President to further… pic.twitter.com/mg6lniTER4
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2024