Kryeprokurorja e Belgjikës Ann Fransen është takuar me kreun e SPAK-ut Dumani në zyrën e këtij të fundit.
Ajo shoqërohej nga shefi i seksionit kundër krimit Geert Schoorens dhe një grup prokurorësh që kanë ardhur në vend në një vizitë dyditore.
Sipas njoftimit nga SPAK, vizita ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.
Dumani theksoi gjatë takimit përkushtimin e SPAK-ut për hetimin e rasteve të ndërlikuara që përfshijnë Shqipërinë e Belgjikën.
SPAK vëren se takimi çel një mundësi për rritjen e bashkëpunimitnë luftën kundër trafikut të kokainës, krimit të organizuar e pastrimit të parave.