META do lejojë agjencitë qeveritare amerikane dhe kontraktorët që punojnë për nevojat e sigurisë kombëtare të përdorin modelet e saj të inteligjencës artificiale për qëllime ushtarake, ka njoftuar gjiganti i teknologjisë.
Ky veprim është një largim nga “politika e përdorimit të pranueshëm” të kompanisë, e cila thotë se modelet e saj të inteligjencës artificiale janë të ndaluara të përdoren në “industritë ushtarake, të luftës, ato bërthamore”.
Meta është “e kënaqur të pohojëë” se do ndajë modelet e saj të AI, të quajtur Llama, me agjencitë federale dhe kontraktorët e mbrojtjes, duke përfshirë Lockheed Martin dhe Booz Allen, si dhe firmat e teknologjisë të orientuara nga mbrojtja si Palantir dhe Anduril, tha Nick Clegg, presidenti i kompanisë për çështjet globale.