Ministrja e Infrastrukturës Balluku tha sot se rrugët do jenë prioritet në vitin 2025.
Për sektorin në fjalë është parashikuar një fond 33.38 miliardë lekë të reja, një rritje 14% nga viti i shkuar.
Pjesë e investimeve do jenë edhe transporti hekurudhor, ai detar, furnizimi me ujë, energjia etj.
“Ministra e Infrastrukturës dhe Energjisë për të përmbushur detyrimet administron 11 programe, duke nisur nga transporti rrugor si më i rëndësishmi, detar, hekurudhor, ajror, furnizimi me ujë, mbështetje për energjinë, për burimet natyrore, planifikimin urban. Nis menjëherë me transportin rrugor si programi më i rëndësishëm i paketës së ministrisë për shkak të impaktit që kanë zhvillimin ekonomik dhe atë social. Duke u mbështetur në objektin për zhvillimin e një infrastrukture strategjike, duke pasur ndërlidhje të këtyre programeve dhe me mbështetjen për energjinë, kështu që synimi zhvillimi i mëtejshëm i këtij sektori. Korridori 8 dhe Korridori blu mbajnë pjesën e luanit sa i përket këtij programi. Ne synojmë kërkojmë të përmirësojmë qëndrueshmërinë dhe ndërlidhjen midis rajoneve nga veriu në jug dhe perëndimit dhe lindjes, por dhe ndërlidhjes ndërkufitare, një nga kërkesat kryesore të BE, tha ministrja. Për vitin 2025, projektligji akordon një buxhet për programin rrugor një buxhet total në vlerën 33,48 miliardë lekë me rritje prej 14 për qind krahasuar me ligjin e vitit të kaluar. Ky buxhet ndahet në shpenzime korente 3.66 miliardë lekë dhe kapitale 29.82 miliardë.” – tha ajo.