Vendosni fjalën kyçe....

“Trump u votua në masë nga persona pa arsim të lartë” – Zaloshnja citon sondazhin


Eduart Zaloshnja ka cituar një sonazh të një konsorciumi mediash ndërkombëtare se Donald Trump u votua nga një shumicë zgjedhësishpa arsim të lartë.

Zaloshnja, i cili merret me sondazhe zgjedhjesh prej shumë kohësh, tha gjithahtu se meqë pjesëmarrja e votuese pa arsim të lartë i kaloi në numër  ata me arsim të lartë, arritën t’i kalojnë këta të fundit që votuan për kandidaten demokrate Kamala Harris.

“Një konsorcium mediash të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Reuters, BBC, etj., pajtuan kompaninë Edison Research/NEP, për të kryer një exit poll me 22509 amerikanë që votuan në zgjedhjet presidenciale (https://ëëë.bbc.com/neës/articles/c0lp48ldgyeo ).

Nga pikpamja moshore, Trumpi (përfaqësuar me ngjyrë të kuqe në grafikun e mëposhtëm) pati epërsi vetëm në grupmoshën 45-64, por që ishte grupmosha me pjesëmarrjen më të lartë në votim.

Për sa i përket nivelit të arsimit, votuesit pa arsim të lartë votuan në masë për Trumpin (54%-44%). Dhe meqë pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe se e votuesve me arsim të lartë, arritën ta superojnë përkrahjen e këtyre të fundit për Kamalën (57%-41%).” – shkruan Zaloshnja.

Në një analizë të ditës së djeshme, Zaloshnja paralajmëronte se Trump nuk do e pranonte humbjen nëse do mundej nga Harris. Në shkrim ai e quante Trump-in jë të dështuar si investitor, si biznesmen dhe si kandidat.