Vendosni fjalën kyçe....

Harris mban fjalim pas humbjes: Drita e premtimit amerikan do të ndriçojë gjithmonë


Në një fjalim para kombit pas fitores vendimtare të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris iu drejtua përkrahësve të saj me një mesazh për pranimin e rezultateve të zgjedhjeve, duke theksuar se “ndonëse rezultati nuk është ai që dëshironim, drita e premtimit amerikan do të vazhdojë të ndriçojë gjithmonë.”

“Unë kurrë nuk do dorëzohem për amerikanët që luftojnë për ëndrrat e tyre, ku gratë amerikane nuk do të kenë frikë të zgjedhin çfarë të bëjnë me trupin e tyre dhe jo qeveria të vendosë për to. Ne e pranojmë rezultatin. Kjo na dallon ne nga të tjerët. Nuk do të dorëzohemi kurrë së luftuari për demokracinë tonë. Nuk do heqim kurrë dorë për drejtësi të barabartë dhe idenë e shenjtë se çdo njeri prej nesh, janë disa të drejta thelbësore që duhet të respektohen.

Ne do vazhdojmë betejën për të luftuar për dinjitetin që gjithë njerëzit meritojnë. Lufta për vendin tonë ia vlen gjithmonë. Për të rinjtë që po na ndjekin, ju dua të gjithëve. Për të rinjtë që ta shohin, është ok të  ndiheni të zhgënjyer por çdo gjë do shkojë mirë. Ndonjëherë beteja do pak kohë, kjo nuk do të thotë që ne nuk do të fItojmë, por kurrë mos hiqni dorë për ta bërë botën më të mirë. Ju keni pushtet, mos e besoni asnjëherë kur ju thonë që është e pamundur”-u shpreh Harris.

Më herët, Harris e ka telefonuar Trump-in për ta uruar për fitoren, sipas BBC.

Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja kanë shprehur përkushtimin e tyre për një kalim të qetë dhe paqësor të pushtetit.

Nga shtatë shtetet kyçe, Trump ka fituar Karolinën e Veriut, Xhorxhinë, Pensilvaninë, Uiskonsinin dhe Miçiganin, dhe është në avantazh në Nevada dhe Arizona. Republikanët kanë rimarrë gjithashtu kontrollin e Senatit nga demokratët.