Champions League zhvilloi këtë të mërkurë nëntë ndeshjet e radhës për raundin e katërt.
Padyshim këtë mbrëmje spikat fitorja 1-0 e Interit kundër Arsenal, apo suksesi me pesë gola i Barcelonës ndaj Crvena zvezdas në Beograd.
Në Paris, PSG u mposht 1-2 nga Atl. Madrid, ndërsa Brest vijon të jetë surprizë me tre fitore. Tri pikë për Atalantën dhe Salzburg.
Në Munich, ndeshja mes Bayern dhe Benficas nisi me 15 minuta vonesë për shkak të problemeve me metrotë në qytet dhe incidenteve me tifozët që mbërritën me vonesë në stadium. Bayern po kryeson 1-0.
Champions League, raundi 4 – E mërkurë 6 nëntor:
18:45
Club Brugge 1-0 Aston Villa
Shakhtar Donetsk 2-1 Young Boys
21:00
Vijon Bayern Munich 1-0 Benfica
Crvena zvezda 2-5 Barcelona
Feyenoord 1-3 Salzburg
Inter 1-0 Arsenal
PSG 1-2 Atletico Madrid
Sparta Prague 1-2 Brest
Stuttgart 0-2 Atalanta