Vendosni fjalën kyçe....

“Do luftojmë për t’u anëtarësuar në BE brenda 2030-ës” – Rama nga Budapesti


Kryeministri Rama tha nga Budapesti se Shqipëria do luftojë çdo ditë për t’u anëtarësua në BE brenda vitit 2030

Ai e bëri deklaratën gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin hungarez Orban,  në kuadër të samitit të Komitetit Politik Evropian.

“Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapur një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se Shqipëria e kaprivilegj të mirëpresë samitin e ardhshëm në Tiranë. Rama shtoi se Rusia e Putinit kishte qenë një shtysë e madhe për të zgjuar Evropën.

“Do jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm se ky. Më duhet t’iu them se që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE-nëbe ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh dhe natyrisht Putin ishte një prej tyre, sepse zgjoi fort BE, por më duhet të them se në këtë forum së bashku me atë çfarë po ndodh edhe me KE, planin e rritjes dhe integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese siç e theksoi edhe Orban.” – shtoi Rama.