Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Frontline’ të gazetares Marsela Karapanço në Report Tv foli për arrestimin e tij.
Meta e quati ‘fletërrufe’ dosjen e SPAK dhe mohoi në mënyrë kategorike të ketë pasur ndonjëherë në mend idenë e arratisjes.
Mos vallë ju prisnit të duartrokisja rrëmbimin tim në mënyrën më banditeske, më të paligjshme dhe më antikushtetuese nga njerëz me maska, me armatim të rëndë, që s’pranojnë të identifikohen dhe që nuk paraqesin asnjë akt ndalimi apo shkresë zyrtare?
Sa për arratisjen, as ka ekzistuar kjo në imagjinatën time ndonjëherë dhe kjo ka qenë dëshira e atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë për llogari të mafias ndërkombëtare që sot kontrollon shtetin tone të kapur dhe të dështuar”-tha Meta.
“Është detyra e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës. Por, nuk ekziston asnjë prove nga ana e SPAK kundër meje në fletërrufenë prej 165 faqesh të mbushur me intervista e dëshmi kontradiktore nga njerëz që kanë patur gjithmonë probleme me drejtësinë.
Ata janë të gjithë si ai bashkëpunëtori i policisë që u përdorur nga Narkopolicia për rrëmbimin”-tha Meta