Deputetja Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me modelet e tanishme ekonomike në Shqipëri, duke akuzuar sistemin për mbështetje të monopolëve dhe korrupsionit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se ky model është i bazuar jo mbi punën e ndershme, por mbi pastrimin e parave dhe kontrollin e tregut nga grupe të caktuara. Ajo kërkoi ndryshime të thella për të mundësuar një ekonomi më të drejtë dhe më konkurruese, duke kritikuar ndikimin që kanë monopoli dhe korrupsioni në rritjen e çmimeve për konsumatorët.
“I duhet dhënë fund një modeli ekonomik që i bie në qafë biznesit për detyrat që duhet të bëjë qeveria, model që bazohet jo tek puna e ndershme por tek pastrimi i parave, tregu kapur nga monopolet dhe korrupsioni. Arsyeja pse kemi çmime të larta është kjo!”, shkruan Tabaku.