Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako merret i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës


SPAK ka marrë të pandehur ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako edhe për inceneratorin e Tiranës.

Ai akuzohet për korrupsion. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ndodhet në burg prej dy vitesh pasi është dënuar për inceneratorin e Fierit.

Për inceneratorin e Tiranës SPAK ka çuar për gjykim të pandehur, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiun, Etleva Kondin, Alba Thomën, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Jetmir Llapajn dhe Silena Tolën.

Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.

Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.