Klevis Balliu, koordinatori rajonal i Partisë Demokratike, ne protesten përpara Bashkisë së Tiranës, ka kritikuar ashpër qeverisjen e aktuale, duke thënë se jeta e qytetarëve në kryeqytet është bërë shumë e shtrenjtë. Ai theksoi se taksat në Tiranë janë dyfishuar dhe akuzoi pushtetarët se janë “pushtetarë të shoqatës” dhe jo të shtetit shqiptar.
Balliu shtoi se Shqipëria ka nevojë për zyrtarë që të punojnë për shtetin dhe jo për ata që, sipas tij, po “shesin Shqipërinë tek McGonigal”. Ai apeloi për një bashkim të qytetarëve në luftën kundër kësaj qeverisjeje dhe shprehu besimin se në fund do të fitohet.
“Taksat në Tiranë janë dyfishuar. Këta janë pushtetarë të shoqatës e jo të pushtetit. Kemi nevojë për zyrtarë të shtetit shqiptar e jo për zyrtarë që shesin Shqipërinë tek McGonigal. Të punojmë bashkë, të luftojmë bashkë dhe do fitojmë bashkë.”, u shpreh Balliu.