Një sulm i mundshëm terrorist me kamikaz ka ndodhur në Pakistan me një bilanc tragjik. Shpërthimi i një bombe në stacionin hekurudhor la të paktën 24 të vdekur dhe 40 të tjerë u plagosën me shkallë të ndryshme plagësh.
Ngjarja ndodhi në qytetin Quetta ditën e sotme (9Nëntor). Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur pranë kabinës së biletave, pak para nisjes së një treni. Më shumë se 100 njerëz ishin duke pritur për Jaffar Express, në qytetin e Rawalpindi në Punjab.
Të vdekurit dhe të plagosurit janë dërguar në Spitalin Civil të Quetta. Një video e publikuar nga media të shumta lokale, duket se tregon edhe momentin tronditës të shpërthimit të dhunshëm.
Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup separatist etnik Baloch. Jeeyand Baloch, zëdhënës i BLA, tha:
“Një sulm vetëvrasës u krye në një njësi të ushtrisë pakistaneze në stacionin hekurudhor të Quetta-s, ndërsa ata po ktheheshin përmes Jaffer Express, pas përfundimit të një kursi në shkollën e këmbësorisë”.
Sulmi u krye nga një sulmues vetëvrasës nga Brigada Majeed, skuadra vetëvrasëse e BLA-së. Në këtë kohë, nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur se ky sulm është kryer kundër personelit të ushtrisë pakistaneze./ “La Repubblica”
TKD MONITORING: The surveillance footage at the platform in Quetta shows, a large number of people at the platform including women, children and security personnel moments before the explosion took place. pic.twitter.com/Riu1lFOdFq
— The Khorasan Diary (@khorasandiary) November 9, 2024