Një 28-vjeçar në Fier rrezikoi jetën pasi makina që drejtonte mori flakë në ecje e sipër.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 17 e 20 në rrugën Fier-Spitali Memorial.
Fatmirësisht i riu me iniciale L.K. mundi të dalë në kohë nga makina, u shkrumbua thuajse krejtësisht.
“Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Spitali Memorial”, në afërsi të hekurudhës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin L. K., 28 vjeç. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.” – thuhet në njoftimin e policisë.