Vendosni fjalën kyçe....

Interi ngec ndaj Napolit, Calhanogu “dhuratë” miqve


Interi nuk ka mundur dot të marrë më shumë se një pikë ndaj Napolit në sfidën e mbrëmjes të luajtur në Milano.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan miqtë me Mctominay por zikaltërit barazuan ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Në minutën e 74’ ata patën një mundësi të artë për të kaluar përpara por Calhanoglu humbi 11-metërshin e dhënë për të zotët e shtëpisë.

Pas këtij rezultati Napoli ruan kreun e renditjes me 26 pikë i ndjekur këmba-këmbës prej Atalantës, Fiorentinës, Interit e Lacios që kanë nga një pikë më pak dhe Juventusit që ka 24 pikë.