Vendosni fjalën kyçe....

Sterilizimi, ish-ministri Ilir Beqaj thirret për të dëshmuar në Komisionin Hetimor


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është thirrur sot për të dëshmuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, lidhur me rolin e tij në koncesionin e Sterilizimit. Beqaj është aktualisht në burg, i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe është nën hetim për lidhjet e tij me koncesionin e Sterilizimit.

Dëshmia e tij vjen pas seancës së djeshme në të cilën biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i arrestuar për këtë çështje, ka dhënë dëshminë e tij.

Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme të çështjes është bërë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, dhe janë parashikuar seanca dëshmish gjatë ditës së sotme, si më poshtë:

– Ora 10:00 – Ilir Beqaj
– Ora 17:00 – Admir Daca
– Ora 18:00 – Altin Fani

Ndërkohë, janë thirrur për dëshmi edhe personazhe të tjerë të lidhur me çështjen, përfshirë Umbro Stalccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.