Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit të ditës së martë, pranë një bankomati të një banke të nivelit të dytë, në afërsi të Kalasë në Krujë.
Shpërthimi, i cili dyshohet të ketë qenë i shkaktuar nga lëndë plasëse ose lëndë piroteknike, ka sjellë vetëm dëme materiale dhe nuk ka raportime për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.