Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed gjatë samitit për klimin në Azerbajxhan.
Rama shkruan se presidenti i Emirateve të Bashkuara është mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shprehet se gjatë bisedës diskutuan për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit.
Bëhet fjalë për projektet nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri.
Postimi i plotë i Ramës:
📍Baku, Azerbajxhan – Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri🇦🇪🤝🇦🇱
#KrenarPërShqipërinë🦅♥️
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱