Në Komisionin Hetimor për Sterilizimin, sot janë krijuar tensione të forta, pasi pritej dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj. Debati filloi me një koment humoristik nga deputeti demokrat Saimir Korreshi, i cili kërkoi që kryeministri Edi Rama të dëshmojë në komision, duke thënë se nëse Rama nuk vjen, do të thotë se “nuk ia mban prapanica”.
Në përgjigje, deputeti socialist Ilir Metaj e akuzoi Korreshin se kishte zbritur në nivelin e “prapanicës” me fjalorin e tij. Korreshi nuk ngurroi të kundërpërgjigjej, duke thënë se herën tjetër do të flasë duke përdorur emrin “Noc Rroku”, një referencë për fjalorin që përdor kryeministri Rama.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, refuzoi t’i jepte fjalën Ilir Metajt për replikë, duke theksuar se Korreshi nuk e kishte përmendur emrin e tij, por kishte përdorur emrin “Noc Rroku”. Kjo shkaktoi një acarim të mëtejshëm, duke detyruar ndërprerjen e komisionit për një pushim të shkurtër.
Në mes të tensioneve, Ilir Metaj ngrihej në këmbë për të kërkuar fjalën, duke e kritikuar Korreshin dhe duke e akuzuar për përpjekje për të prishur punën e Komisionit. Plarent Ndreca ndërhyri, duke e quajtur Metajn të ngacmuar, ndërsa Albana Vokshi u përpoq të qetësojë situatën.
Pjesë nga debati:
Ilir Metaj: Përse mund të vijë Edi Rama dhe çfarë mund të mësojë ai këtu. Nuk është hera e parë që dikush nga ju e zbret fjalorin derisa fjalën ia jep prapanicës, sikurse bëri edhe kolegu aty, që na solli në Komision prapanicën.
E kuptoj që e keni treguar me vepra dhe jo vetëm me fjalë që është maja ku mund të arrini, përse mund të vijë Rama dhe çfarë mëson ai këtu.
Ai do ju mësojë se si ndërtohen projekte për të ndryshuar Shqipërinë dhe si ndryshohet faqja e Shqipërisë. por për ta kuptuar këtë duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës dhe për këtë nuk e bëni dot. Jeni të pashpresë në këtë drejtim”, tha Ilir Metaj.
Saimir Korreshi: Herë tjetër nuk do të flas me nder, por me Noc Rokun, pa merak. Noc Rrokun herët tjetër, të ta këndoj nga mëngjesi deri në darkë, siç ta këndon kryeministri. Fillon me Nor Rok, vërshëllen, bilbilosin që…
Ilir Metaj kërkon fjalën.
Albana Vokshi: Nuk ia dhashë për replikë, ia dhashë zotit Mziu. A ka mundësi të heshtësh
Ilir Metaj: Jo nuk ka mundësi
Albana Vokshi: Zoti Metaj për çfarë e doni fjalën
Ilir Metaj: Për replikë
Albana Vokshi: Kush ta përmendi emrin? Kush? Saimir përdori tjetër emër, nëse e ke emrin ashtu dakord. Por nuk e ke ashtu, përmendi tjetër emër ai, nëse është ky emri dakord. Nëse është emri jot ai, ta jap fjalën për replikë. Por ai përmendi një emër tjetër që e ka qejf kryeministri yt.
Mqs, ti ke emër tjetër. Saimir Korreshi ka përmendur emër tjetër.
(Ilir Meta ngrihet duke folur në këmbë).
Nëse ke marrë detyrë të prishësh Komisioni. Korreshi e përmendët emrin e Metajt?
A e përmendët gjë emrin e tij? Nëse quhesh ashtu ta jap emrin (I drejtohet Metaj) Mbaj vendin aty. Ulu, nëse e ke Noc emrin ta jap, nëse e ke Ilir s’ta jap.
Plarent Ndreca; Ti po e ngacmon
Albana Vokshi: Të qetësohet, nëse i keni dhënë detyrën të prishë komisionin dakord
Plarent Ndrenca: Po e kthen personale.
Albana Vokshi: Gjeni emrin si e keni pastaj hajde flisni. Kur ta përmendë emrin