Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në SPAk drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli


SPAK ka marrë në  pyetje kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Agolli u rizgjodh drejtor i FSHZH-së në janar të këtij viti.

Më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës nga  viti 2002 deri në vitin 2011.

Agolli ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë.

Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë. Në vitin 2019, u emërua drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pak ditë më parë, SPAK mori në pyetje ish-kreun Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Becin, i cili aktualisht është kryebashkiak i Shkodrës.