Vendosni fjalën kyçe....

PD dhe PS nuk gjejnë konsensus për dëshminë e Beqajt, mbledhja shtyhet për nesër


Deputetët e PD-së dhe PS nuk arritën të gjenin konsensusin në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:30.

Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.

Mbledhja e Komisionit zgjati për rreth 8 orë dhe u shoqërua me debate dhe replika të ashpra mes deputetëve të të dyja palëve.