Vendosni fjalën kyçe....

Trump cakton Pete Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes ndërsa John Ratcliffe udhëheqës të CIA-s


 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zbuluar emërimet e tij për disa pozita kyçe në administratën e ardhshme. Trump zgjodhi Pete Hegseth, një veteran luftarak dhe bashkë-prezantues në edicionin e fundjavës të “Fox & Friends”, si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes.

Trump zgjodhi gjithashtu John Ratcliffe, një ish kongresmen i Teksasit dhe prokuror federal, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare nga viti 2020 deri në 2021, për të udhëhequr CIA-n, po ashtu, guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi L. Noem (Republikan), është emëruar si sekretare për Sigurinë Kombëtare.

Trump ka nisur shpejt paraqitjen e emërimeve të tij për postet kryesore të administratës, ndërsa po përgatitet për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë në muajin janar./WashingtonPost