Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për “Sterilizimin”, tre shtetas italianë, të thirrur për të dëshmuar, kanë refuzuar të marrin pjesë. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, njoftoi se komisioni iu drejtua policisë për të siguruar paraqitjen e këtyre personave, por përgjigjia e marrë nga blutë e shtetit ishte se ata ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë dhe, për pasojë, nuk mund të veprohet.
Vokshi theksoi se, pavarësisht faktit që këta shtetas janë jashtë vendit, ata janë përfitues të kompanisë koncesionare dhe gjithashtu kanë kompani të tjera të regjistruara në Shqipëri.
“Policia na ka kthyer një përgjigje ku thuhet se këta persona janë jashtë territorit të Shqipërisë, por gjykoj që për sa kohë që secili prej personave Umbro Stalccini dhe Elisabetta Anzanello, përveçse janë përfitues të kompanisë koncesionare kanë kompani të tjera të bazuara në legjislacionit shqiptar dhe përderisa janë përfitues të drejtpërdrejtë janë të detyruar të paraqiten në komision.
Nëse vijojnë të refuzojnë, opozita ka mendimin dhe propozimin që të dërgojmë një shkesë drejt autoriteteve italiane për t’i informuar dhe kërkuar ndihmën që këto shtetas të zbatojnë legjislacionin shqiptar”, tha ajo.