Një 25-vjeçar është ekstarduar nga Gjermania pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare.
Erland Krasniqi akuzohet se gjashtë muaj më parë, 15 maj 2024, ka plagosur me armë zjarri një person me iniciale R.B. Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi i Plepave.
“Akuzohet se 6 muaj më parë, kreu një plagosje me armë zjarri, te rrethrrotullimi i Plepave, në Durrës, ekstradohet nga Frankfurti, 25-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Ëiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri. Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B.” – thuhet në njoftimin e policisë.