Një zyrtar i CIA-s është akuzuar për zbulimin e dokumenteve shumë sekrete amerikane në lidhje me planin e mundshëm të Izraelit për të kundërpërgjigjur Iranin pas sulmit me raketa nga ky i fundit.
Asif W. Rahman, i cili punonte jashtë shtetit për agjencinë dhe mbante një leje sigurie të nielit të lartë, u arrestua nga FBI-ja në Kamboxhia të martën lidhur me rrjedhjet, raportoi New York Times.
Arrestimi i tij vjen pasi materialet tepër sekrete filluan të qarkullojnë në internet muajin e kaluar duke treguar në mënyrë të hollësishme qëllimin e dukshëm të Izraelit për t’u hakmarrë pasi Irani lëshoi një breshëri raketash më 1 tetor.
Dosjet, të cilat u përgatitën nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Gjeohapësinore, dhanë pjesërisht hollësi mbi pamjet satelitore të lidhura me sulmin e mundshëm izraelit, si dhe llojet e ndryshme të raketave në dispozicion që mund të përdoreshin.
Dosjet tejet sekrete duhej të shiheshin vetëm nga ata me leje të posaçme në SHBA dhe anëtarët e tjerë të aleancës së inteligjencës “Five Eyes” – Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.
Certifikata e lartë e sigurisë e Rahman në CIA nënkuptonte se ai kishte qasje në informacione tejet sekrete, të cilat janë tipike për punonjësit që merren me materiale të klasifikuara.
FBI-ja kishte zbuluar muajin e kaluar se ishte duke hetuar burimin e rrjedhjes, duke thënë në atë kohë se “po punonte ngushtë me partnerët në Departamentin e Mbrojtjes dhe komunitetin e inteligjencës”.
Rahman, i cili do dalë në gjykatë në Guam për t’u përballur me akuzat. Ai akuzohet për dy akuza për mbajtje dhe transmetim të qëllimshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e New York Post
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani