Vendosni fjalën kyçe....

“Brenda vitit të parë qeverisës pensioni minimal 200 euro” – Bardhi


Gazment Bardhi ka premtuar se brenda vitit të parë të qeverisjes së PD-së, pensionet minimale do jenë 200 euro në muaj ndërsa do sigurohet një rritje e vijueshme duke arritur në 300 euro brenda një periudhë të arsyeshme.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar shtoi se kryeministri Rama tallet me pensionistët në çdo fushatë.

“Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt! Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme. Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist. Kjo duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto. Askush nuk meriton më shumë respekt për sakrificën dhe punën e tyre sesa pensionistët tanë”, shkruan Bardhi.