Të shtënat me armë i ka marrë jetën dy personave në Klinë të Kosovës.
Fillimisht u njoftua nga policia për një person që humbi jetën dhe një tjetër i plagosur por në një njoftim të dytë u konfirmua se i plagosuri mbërriti pa jetë në spital.
“I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha Gashi
Zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, tha në njoftimin paraprak se u arrestua një i dyshuar.
“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet tutje në konfirmim.