Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Spiropalit: Mos bëni retorikë politike pas çdo fjale të opozitës


Gazment Bardhi, deputeti i Partisë Demokratike, ka kërkuar me forcë zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, duke e cilësuar vendimin për mbylljen e tij si një shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës. Gjatë seancës plenare të sotme, Bardhi e kritikoi ashpër kryeparlamentaren Elisa Spiropali për mënyrën e drejtimit të seancave dhe për komentet e saj të vazhdueshme pas çdo fjale të deputetëve të opozitës.

Bardhi e quajti të papranueshme që komisioni të mbyllej pa ezauruar plotësisht planin e punës, duke përmendur se për 40 ditë opozita nuk kishte mundësinë të ushtrohej siç duhet në komision për shkak të mungesës së një rregulloreje dhe ligji që ta mundësonte këtë aktivitet.

Në përgjigje, Spiropali u shpreh se do të angazhohej për të vendosur rregulla të qarta për bashkëjetesën në Kuvend dhe se do të ishte e angazhuar për të pasur një qasje më të balancuar, duke theksuar se respekton gjithashtu rregullat dhe Kushtetutën.

Bardhi: Çdo kërkesë nga grupi nismëtar për kohëzgjatje të punës së kuvendit apo për shtim të punës së kohës së Kuvendit merret në shqyrtim nga konferenca e kryetarëve. Nuk e vendos konferenca por vjen në seancë. Vendimi që keni marrë dje nuk ankimohet por duhet të sillet në diskutim në seancë plenare. Së dyti ligji ka vendosur parimin që puna e komisionit përfundon kur është ezauruar plani i punës. Ju nuk po i jepni kohën as të miratojnë raport. Ju po i thoni j punuat dhe ne ju paguam. Antikushtetuese, shkelje e ligjit. Shkelje e punës së komisionit hetimor.

E ripërsëris për zgjatjen e afatit, ti japim mundësi një javë të përfundojnë planin e punës edhe për faktin që 40 ditë nuk i latë anëtarët e opozitës të bëinë punën e tyre. Pa ligj dhe pa rregullore. Që për 40 ditë të ushtronin veprimtarinë e tyre në komisionin hetimor. Kërkesë legjitime kushtetuese dhe keni detyrim të respektoni kushtetutën. Nuk kërkojmë tejkalime por respektimi i kushtetutës. Minimumi për bashkëjetesë në këtë kuvend është kushtetuta. Zonja kryetare nuk jeni më ministre për parlamentin, është Taulanti. Keni detyrim të moderoni në mënyrë të paanshme debatin. Nuk mund të jepni përgjigje me retorikë politike çdo deputet të opozitës. Nga numri i dytë i shtetit uleni tek numri 20 tek Taulanti. Që kryetarja e Kuvendit drejton dhe moderon. Keni bërë komente me retorikë politike. Nëse ju pëlqen numri i 20-të dhe doni të zbrisni ta dëgjoj dhe ai që bën emërimet, që te kongresi i radhës të bëj emërimet përkatës.

Spiropali: Do jem më shumë me ju se me anën tjetër të shumicës. Do vendosim disa rregulla që ato që janë shtrati i bashkëjetesës të respektohen këtu.