Vendosni fjalën kyçe....

Debat i ashpër për ‘Onkologjikun’ në Kuvend, Shehaj: Ju edhe doni të vidhni dhe të mos ju themi hajdut


Deputeti Agron Shehaj pati një debat të ashpër me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, gjatë interpelancës lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik. Shehaj e akuzoi ministren për pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe për përdorimin politik të shëndetësisë, duke theksuar se skandali i Onkologjikut tregon një krizë të thellë në sistemin shëndetësor.

Nga ana e saj, ministrja Koçi e kundërshtoi ashpër, duke e akuzuar Shehajn për politizim të fatkeqësisë dhe për përhapje të shpifjeve. Ajo theksoi se shëndetësia po përmirësohet dhe se ka marrë masa për të garantuar shërbime cilësore, duke shtuar se çdo rast abuzimi duhet të denoncohet dhe të trajtohet nga organet përkatëse. 

Koçiu: Nuk e kuptoj pse çirreni. Sa për përgjegjësinë. I përgjigjem çdo shqetësimi, jemi për të garantuar që qytetarët të marrin shërbime. Ju rendita punët e mira, për të furnizuar me barna me cilësi. Shikojeni QSUT ambientet aty. Nuk linçova unë mjek. Ju linçuat mjek. Shkoni kallëzoni mjekët që marrin lek.

Denonconi çdo rast abuzimi. Mos hajdeni këtu dhe i mbushni mendjen që kjo është shëndetësia. Duke hedhur këtë baltë që jam e sigurt që do ju bjerë në kokë. Shëndetësia që punon aty janë të përkushtuar. Ka dhe individë që vuajnë nga mungesa e integritetit. Prandaj jemi aty.

Dhe jo për të ardhur këtu që vidhet e vidhet. Shkoni e denonconi. Nuk ka tek xhepat e mi, asnjë qindark. Lëri këto kaseta që i fut vend e vend. Hajdeni ta bëjmë bashkë shëndetësinë. Mos i përdorni në sallën e Kuvendit dhe mos bëni politikë me shëndetësinë, me njerëz që kanë halle. Nuk ju voton njeri. Erdhët nga emigracioni, jeni në parlament. Jepni kontributin në vendin tuaj. Kontribut që ndërton të ardhme.

Shehaj: Nuk e kuptoj ku e gjeni kurajon. Por në fakt e kam një dyshim. Nuk thashë, solla raste për të treguar, denoncuar gjendjen ku është shëndetësia. Ça prisni të heshtim? Ça dreqin bëj unë? Nëse nuk flas për probleme çfarë do vij? Nëse ju vidhni dhe ju thoni se shëndetësia është falas, unë do të hesht. Duhet të vij dhe të them të vërtetën. Shih ç’ndodh.

Ju edhe vidhni dhe nuk doni t’ju thonë hajdut.