Vendosni fjalën kyçe....

Gonxhja akuza Nokës: Ke përfituar nga Enti i Banesave shtëpi për vete, motrën dhe vëllezrit, do përballesh me ligjin


Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ka hedhur akuza ndaj deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Gonxhja e akuzoi Nokën për pastrim parash me shitje-blerje pronash.

Ministri i përmendi Nokës përfitime që ka marrë nga Enti i Banesave për veten, motrën dhe vëllezrit duke e kërcënuar me përballje para ligjit.

‘Ka përfituar nga enti kombëtar i banesave dhe ka bërë pastrim parash me shitje dhe blerje. Edhe shtetësja Lule Basha ka përfituar banesë duke mos e lidhur asgjë me Sarandën veçse është e motra. Mes përfituesve është edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, nëse janë vëllezër e zoti Noka. Edhe një shtetase belge që është bashkëshorte e një vëllai të Nokës. Këto janë përfitime nga enti kombëtar i banesave nga ata që rreken për moral. Kam të drejtë morale për integritetin e zotërisë në fjalë. Përveçse duhet të përgjigjet në mënyrë ligjore”-akuzoi Gonxhja në Kuvend.