Belind Këlliçi tha se përveç ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, PD-ja do çojë në SPAK edhe pasuesen e tij Ogerta Manastirliu dhe biznesmenen që ka fituat koncesionin e check-up, Vilma Nushi.
Drejtuesi politik për Tiranën tha se do bëhet një raport i hollësishëm i abuzimeve që do i bëhet i ditur publikut shqiptar, ambasadorëve e më pas do çohet në SPAK.
“Ilir Beqaj është një hajdut 2 metra, që ndërkohë që ishte në përgjim, vijonte të vidhte me faturat e restoranteve. Ilir Beqaj është i vetmi i pandehur që ka hyrë në sallë dhe ka kërcënuar deputetet demokrate. Qytetarët panë se si Ilir Rrapaj, miku i Ilir Beqajt, ka marrë koncensionin 100 milionë euro, pa pasur asnjë eksperiencë dhe asnjë investim. Do bëhet një raport i detajuar që do i bëhet i ditur opinionit publik, trupës diplomatike dhe do të çohen në SPAK, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj dhe Vilma Nushi. Ky do të jetë raporti i deputetëve të opozitës.” – tha Këlliçi në emisionin “Open” në News24.