Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin azilin në Spanjë, 10 të vdekur


 

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar nga një zjarr që ka shpërthyer në një azil pranë Zaragozës, në verilindje të Spanjës, njoftojnë shërbimet e emergjencës. 

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së premtes, rreth orës 05:00, në qytetin Villafranca de Ebro.

Zyrtarët lokalë thanë se në kohën e incidentit në azil jetonin më shumë se 80 persona, përcjell BBC.

Sipas raportimeve lokale, qendra ishte hapur 16 vite më parë si një azil për të moshuarit, por vitet e fundit ishte specializuar në kujdesin për rezidentët me probleme të shëndetit mendor.