Vendosni fjalën kyçe....

Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit


 

Industria fason ka humbur 230 milionë euro deri në fund të muajit shtator krahasuar me vjet vetëm si rezultat i zhvlerësimit të kursit të këmbimit.

Por banka e Shqipërisë thotë se këto biznese duhet ta kishin planifikuar në planet e tyre të biznesit rrezikun e kursit të këmbimit.

Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se është koha që këto subjekte të ndryshojnë modelin e tyre të të bërit biznes.

“Ato duhet ta konsiderojnë kursin e këmbimit si rrezik në planin e tyre të biznesit. Ne u kemi sugjeruar që të shikojnë drejt të ardhmes dhe të rishikojnë planet e tyre. Industria fason e ka nisur aktivitetin mbi krahun e lirë të punës, dhe rreziku nga mungesa e punësimi është më i madh se rreziku që ju vjen nga kursi i euros. Ato duhet të ndryshojnë modelin e biznesit”, tha Minxhozi.

Gjatë këtij 9 mujori biznesi fason ka shitur jashtë vendit 170 milionë euro më pak se vjet, dhe ka importuar nga jashtë 60 milionë euro më pak se në 2023.