Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e PD-së para bashkisë, efektivit të policisë i bie të fikët


Një incident ka ndodhur gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ku një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat. Ngjarja ka ndodhur para Bashkisë, ku protestuesit ishin mbledhur për të shprehur kërkesat e tyre.

Efektivi i policisë ka rënë të fikët gjatë zhvillimit të tubimit dhe është rrëzuar në tokë. Menjëherë janë ofruar ndihmë nga qytetarët dhe kolegët e tij, dhe ai është transportuar në spital me makinën e policisë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, përmes tubimit, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili po mbante fjalën para protestuesve, është dëgjuar të thotë “Pini ujë të lutem”, duke u bërë thirrje protestuesve për kujdes.