Vendosni fjalën kyçe....

“Tendera korruptivë në Bashkinë Tropojë”- Bardhi: SPAK të veprojë


Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi Komisionerin e Prokurimit Publik për leje dhenien e skemave “5D”, të cilat ai tha se janë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe në bashki të tjera të vendit.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Bardhi theksoi abuzimet në Bashkinë e Tropojës, duke akuzuar kryetarin e saj, Rexh Biberaj, për dhënien e rreth 5 milion euro tendera për kompanitë e kushëririt të tij.

Ai përmendi një kontratë për ndërtimin e një tregu bagëtish që nuk është realizuar, si dhe 3 procedura të tjera të dyshuara për korrupsion dhe konflikt interesi. Bardhi bëri thirrje për veprim nga SPAK dhe denoncoi mosveprimin e Qeverisë për shkarkimin e Biberajt.

“Shpërdorim të detyrës”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetëqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Bardhi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të veprojë pa vonesa. “SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptivë dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”- theksoi Bardhi.