Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Buxheti 2025, një plan i paplotë që zhyt ekonominë dhe nuk ka asnjë rritje ekonomike për xhepat


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka ngritur një sërë shqetësimesh të forta gjatë debatit të fundit mbi buxhetin e shtetit për vitin 2025, duke e cilësuar atë si një plan të dështuar që nuk përmbush as pritshmëritë e qytetarëve dhe as sfidat e mëdha të ekonomisë shqiptare.

“Buxheti 2025 është një buxhet pa vizion dhe pa optimizëm,” deklaroi Tabaku. “Ai nuk ofron asnjë strategji për ndryshimin e modelit ekonomik të Shqipërisë, që aktualisht bazohet kryesisht te ndërtimi, ndërsa sektorë kyç si bujqësia dhe industria janë në rënie të ndjeshme.”

Tabaku theksoi se rënia e sektorit prodhues me 7.8% dhe e bujqësisë për disa vite radhazi janë tregues të qartë të një modeli ekonomik të paqëndrueshëm. Ajo paralajmëroi se kjo situatë jo vetëm që ndikon negativisht në rritjen ekonomike të vendit, por rrezikon gjithashtu stabilitetin e të ardhurave buxhetore afatgjata.

Një tjetër shqetësim i madh i ngritur nga deputetja ishte rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe mungesa e masave konkrete nga qeveria për të përballuar këtë krizë. “Rritja e çmimeve prej 55% gjatë 11 viteve të fundit ka goditur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe ka rënduar jetën e përditshme të familjeve shqiptare,” tha Tabaku. “Sot, 40% e të ardhurave të qytetarëve shkojnë vetëm për ushqim, një përqindje shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit.”

Ajo kritikoi qeverinë se nuk ka arritur të ofrojë zgjidhje për uljen e kostove të jetesës. Sipas saj, zhvlerësimi i euros, që ka arritur në 40% krahasuar me vite më parë, nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të produkteve të importuara, duke treguar mungesën e një strategjie të mirëfilltë ekonomike.

“Ky zhvlerësim ka pasur pasoja të mëdha për sektorët eksportues, përfshirë industrinë fason dhe prodhuesit që varen nga tregjet ndërkombëtare,” theksoi ajo. “Ndërkohë, të ardhurat e qytetarëve që marrin pagesa në monedha të huaja janë ulur ndjeshëm, duke i futur ata në një krizë financiare edhe më të thellë.”

Tabaku nuk nguroi të kritikojë edhe politikat fiskale të qeverisë, të cilat i quajti të paqëndrueshme dhe të pandershme. “Mungesa e një pakete fiskale për vitin 2025 është tregues i qartë i një qeverie që nuk ka asnjë plan për të stimuluar sektorët e ekonomisë dhe për të ndihmuar qytetarët,” deklaroi ajo.

Ajo vuri në dukje përqendrimin e aktivitetit ekonomik në një grup të vogël biznesesh, duke përmendur kontratat koncesionare, të cilat zënë tashmë 28.1% të buxhetit, si një rrezik të madh për financat publike. “Ky përqendrim është një problem i madh jo vetëm për buxhetin aktual, por edhe për stabilitetin financiar të vendit në afat të gjatë,” theksoi demokratja Tabaku.

Tabaku i kushtoi një pjesë të rëndësishme të fjalës së saj skemës së pensioneve, të cilën e cilësoi të paqëndrueshme dhe të dështuar. “Rritja e numrit të pensionistëve dhe ulja e forcës punëtore aktive kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e skemës aktuale ‘pay-as-you-go’,” tha ajo.

Ajo kritikoi qeverinë se nuk ka bërë asnjë reformë për të adresuar sfidat demografike dhe për të garantuar që pensionet të jenë të mjaftueshme për qytetarët. “Skema aktuale bazohet në një bazë shumë të ngushtë kontribuesish, ndërsa pagesat për pensionistët rriten nga viti në vit. Ky është një rrezik i madh për buxhetin e shtetit,” paralajmëroi ajo.

Demokratja kërkoi gjithashtu që qeveria të marrë masa për të mbështetur pensionistët ruralë, duke përmendur se nga 450 mijë persona të angazhuar në bujqësi, vetëm 72 mijë janë të siguruar. “Ky është një dështim i plotë i politikave qeveritare për formalizimin e punës në fshat,” tha ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, Tabaku theksoi se ky buxhet është i papërshtatshëm për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe sfidat e ekonomisë shqiptare. Ajo i bëri thirrje qeverisë që të rishikojë qasjen e saj dhe të fokusohet në zgjidhjen e problemeve reale. “Pa një minimum jetik, pa një reformë reale në skemën e pensioneve dhe pa politika fiskale të thjeshta dhe të qëndrueshme, ky buxhet do të jetë një tjetër goditje për qytetarët shqiptarë,” përfundoi ajo.

Fjala e plotë:

Duke falenderuar Bankën e Shqipërisë për preanztimin dhe me kosnideratat për zysh Julin dhe zëvendësguvernatoren.

Une e ndoqa me interes pjesën më të madhe të prezantimit tuaj dhe kam, pavarësisht konsideratave, kam disa mendime tëndryshme me ju që dua t’i diskutoj me ju, dhe mund të jenë dhe disa prej tyre në formë pyetje.

Së pari, persa i perket rritjes ekonomike ju përmendet që ështëshpërndarë të qytetarët në një bazë të gjërë, po a gjykoni që rritja ekonomike që vjen nga ndërtimi, duke patur parasysh disa sektorë në rënie si bujqësia, industria me rënie 7.8 %, janëelementë shqetësues dhe e ngushtojnë bazën e rritjes ekonomike, duke i bërë parashikimet e buxhetit sigurisht jo reale dhe me njëshqetësim për sa i përket të ardhmes dhe modelit ekonomik qësjell kjo rritje vetëm nga ky sektor?

Së dyti, përsa I përket rritjes së çmimeve sipas informacioneve dhe nga INSTAT-I, por njëkohësisht dhe nga burime të tjera,rritja e çmimeve kumulativa në total në 10-11 vite, ka sjellë njërënie të fuqisë blerëse, dhe sipas raporteve të Bankës sëShqipërisë, një pjesë, një rritje e të ardhurave të konsumatorëve shkone për shpenzime jetesë të përditshme, npor që pothuajse 40 % e të ardhurave të qytetarëve, nërkohë që rritjen e çmimeve është më e ndjeshme për grupet sociale që kanë më shumëvështirësi. Si e gjykoni që ndikon kjo në rritjen e konsumit, si gjykoni që. Ndikon kjo në situatën e familjeve shqiptare.

Së treti, përsa i përket zhvlerësimin të euros, unë do kisha shpresuar që zhvlerësimi i euros do kishte sjellë një ulje tëpaktën të çmimeve të produkteve të cilat vinin nga jashtë dhe importoheshin dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. 40 % ështëzhvlerësuar euro krahasuar me vite më parë, dhe ky është njëshqetësim në rritje. Zhvlerësimi i euros dhe për disa sektorë tëveçantë, përsëri këtu i referohem industrisë, dhe i referohem tëgjitha kompanive të cilat eksportojnë produkte gjysëm tëgatshme.A mendoni që janë marrë masa t përshtatshme për tërikuperuar atë që ndodh n ga zhvlerësimi i euros?

Së treti ju përmendët që është e nevojshmë që duhen marrë masa të përshtatsthme fiskale të paktën në një rast.A keni ndonjësugjerim se cilat mund të jenë politikat fiskale, kjo është poltikëqeveritare, Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn në këtë, por a keni ndonjë sektor apo fushë të veçantë që i referoheni ku mund tëmerreshin masa të përshtatshme fiskale?

Përmendërt më të drejtët disa nga sifdave të financave publike,një ndër të cilat është dhe politika e tatimeve koherente e thjeshtë dhe e qëndrueshme. Citoj: “ Politika aktuale nësektorin e bujqësisë e cila nuk është as e thjeshtë as koher3ente as e qëndrueshme, politika fiskale në tatimin mbi të ardhurat personale, e cila nuk ështe as e thjeshtë as koherente as e qëndrueshme.” Gjykoni që mund të kenë ndikuar në normën e informalitetit dhe këtu I referohem kryesisht informalitetit nëdekalrimin e pagave. A ka informacion BSH për informalitet nëkëtë sektor?

Përmendët përsëri me të drejtë plakjen e popullsisë dhe faktorin demografik si një nga sfidat që duhet të ketë buxheti, qoftë nëdrejtim të konsumit, qoftë në drejtim të mbledhjes së tëardhuarve nga taksat, që vendosin një pikpyetje shumë të madhe në të ardhurat e buxhetit por dhe në skemën e pensioneve.

Sepse tashmë skema e pensioneve duke qënë se është pay as you go, për të gjithë ne që jemi duke paguar sot kontributet e sigurimeve shoqërore, për ato që marrin pension po sot me kontributet qëpaguajmë ne. Dhe unë nuk kam dëgjuar që qeveria shqiptare tëketë një ndryshim të filozofisë të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve do të mbetet po me këtë menyrë dhe me këtëconcept ndërkohë që nga ana tjetër faktori demokgrafik që është40 përqind që sot i mungon në kontributin shqiptar, nuk od tëketë të paktën në infomacionet që ne kemi, të paktën nëbuxhetin e 2025 nuk do të ketë një ndryshim të kësaj.

Buxheti i vitit 2025 nuk parashikon një ndryshim të skemës së pensioneve por njekohësisht dhe një pagesë më të lartë nga buxheti i shtetit. Nuk e di nëse keni ndonje informacion më shumë përsa i përket skemës së re të pensioneve që ka vite që e dëgjojmë dhe faktit se çfarë mund të bëhet më mirë në këtë momënt duke patur parasysh bazamentin ku është ngritur skema aktuale dhe sfidat që ka.

Dua të kujtoj këtu që pagesa e kontributeve në sigurimet shoqërore është rrtitur me 60 përqind dhe është rritur si efekt I rritjes së pagës minimale, ndërkohë që rritja që mund të vijë nga formalizimi mund të jetë maksimumi 10-15 milionë euro jo më shumë, dhe vendos një pikëpyetje shumë të madhë mbi çdo retorikë politike që ne dëgjojumë sot për pensionet. Këto ishin disa shqetësimë dhe disa pyëtje që kisha përsa I përket prezantimit tuaj.

Duke ju falenderuar dhe njëheërë dhe duke besuar që mendimet e kundërta ndikojnë dhe BSH për ta parë dhe në një pikpamje tjetër.

Unë besoj që Komisioni ka pasur mundësi që të diskutojë gjatë për të gjithë sektorët që ju përmendët, por gjykoj që është e nevojshme që ne përsëri ta bëjmë një propozim, diskutim për sa i përket pensioneve sipas propozimit të z. Braçe në ditët në vijim, duke qenë se do kemi mundësi kur të diskutohet nen për nen buxheti.

Gjithashtu, mendoj që është e rëndësishme që ne të dëgjojmë dhe grupet e interesit. Është e vërtetë që nuk ka pasur paketë fiskale këtë vit, por grupet e interesit mund të kenë shqetësime të tjera për sa i përket sektorëve, që mendoj që është me interes që t’i dëgjojmë.

Së dyti, unë dua që të ngre disa shqetësime dhe njëkohësisht disa elementë që i kam vënë re nga miratimi i buxhetit. Meqenëse ne kemi diskutuar nga dita e parë dhe deri më tani me një shqetësim të përbashkët për sa i përket modelit ekonomik që ka sot Shqipëria, po njëkohësisht dhe modelit ekonomik që duhet t’i përgjigjet dhe sfidave të integrimit europian, me shqetësim vë re që ky buxhet nuk ka asnjë shpresë për sa i përket ndryshimit të modelit ekonomik dhe nuk e ofron atë optimizëm që duhet të ofronte buxheti i një vendi që ka hapur negociatat.

Mungesa e diskutimit për modelin ekonomik dhe mungesa edhe e burimeve të rritjes ekonomike, shqetësimeve që opozita i ka ngritur këtu në këtë komision herë pas here, për mua janë thelbësore.

Për mua, Shqipëria nuk duhet të ketë një model i cili bazohet vetëm tek ndërtimi. Zëvendësimi i rritjes së bujqësisë me shërbimin është një zëvendësim i cili nuk i përgjigjet të gjitha sfidave që ka sot ekonomia shqiptare.

Elementi i dytë, dhe kjo është për faktin që modeli ekonomik dhe buxheti nuk ofron as optimizëm as modelin ekonomik që duhet t’i përgjigjet dhe ta ndjekë sektori privat.

Elementi i dytë lidhet me kurset e këmbimit. Ashtu sikurse ne e dëgjuam me kursin e këmbimit në komision, por e kemi debatuar dhe herë pas here, kursi i këmbimit ka qenë një faktor kryesor që ka ndikuar në 45% të vlerës së rënies së borxhit të jashtëm, ashtu si tha BSH pak më parë.

Kjo ulje e kursit të këmbimit dhe një zhvlerësim i euros me 40% ka efekte të jashtëzakonshme në industri, ka efekte të cilat vijnë sigurisht për t’ju përgjigjur sfidave në ndryshimin e modelit ekonomik që ka industria fason, por nga ana tjetër ka zhvlerësuar të ardhurat e shumë shqiptarëve që paguhen me një monedhë të huaj këtu. Ky është një dështim i qeverisë në qoftë se nuk ka arritur dot që të ketë një strategji për pagesat në lek.

Dhe ky kurs këmbimi që ka ndikuar dhe në rënien e sektorit fason, përveç modelit ekonomik që ashtu mendoj që duhet rishikuar modeli ekonomik, në këtë industri dhe këtë sektor. Ka patur një rënie prej 7.8% sektori prodhues. Për mua ky është shqetësimi i dytë përveç sektorit të bujqësisë, që ka 3-4 vite që është me rënie. Të gjitha këto shqetësime janë reflektuar njëkohësisht dhe me çmime që unë gjykoj që duhet të ishin ulur për të gjitha produktet që vijnë nga importi.

Së treti, përqendrimi i aktivitetit ekonomik, ne e kemi ngritur në kontratat koncesionare, ka qenë shqetësim, por nga ana tjetër vjen dhe si një përqendrim i të gjithë aktiviteteve ekonomike vetëm tek një grup i caktuar biznesesh dhe 28.1% siç tha BSH është tavani sot i kontratave koncesionare, i cili për mua është një rrezik shumë i madh për buxhetin e shtetit, jo vetëm për buxhetin aktual por njëkohësisht dhe për buxhetin afatmesëm dhe afatgjatë. E përbëjnë këtë rrezikun e tretë më të madh që ka buxheti.

Rreziku i katërt që është një sfidë që nuk i kthen përgjigje ky buxhet lidhet me rritjen e çmimeve. Rritja e çmimeve tashmë është një normalitet dhe nuk ka asnjë kënaqësi që nuk qenkan rritur gjatë muajt e fundit, sepse nuk janë rritur në gjashtëmujorin e fundit, por nga ana tjetër ka patur një rritje 55% në 11 vitet e shkuara, kryesisht për çmimet e ushqimeve, zarzavate përfshirë, duke patur rritje të jashtëzakonshme të kostove të jetesës për qytetarët shqiptarë, ku sot 40% e të ardhurave të qytetarëve shqiptarë shkojnë për shpenzime për ushqim. Ky raport ka qenë shumë më ndryshe vite më parë.

Kjo rritje e jashtëzakonshme e çmimeve të ushqimeve, që siç thotë BSH, 60% vjen nga faktorë të brendshëm, jo nga faktorë të jashtëm, sipas raportit të fillimit të vitit që ne kemi diskutuar dhe lexuar, nuk është shoqëruar me një rritje pagash. Nuk është shoqëruar me një rritje pensionesh, dhe ky buxhet nuk i kthen përsëri përgjigje për rritjen e pensioneve.

Rritja e pagave në sektorin privat nuk ka sjellë një rritje të pagave në sektorin publik në mënyrë zinxhir, siç duhet ta sillte, sepse siç e kemi deklaruar një vit e më shumë, rritja e pagave në sektorin privat vjen nga rritja ekonomike, nuk imponohet dot.

Nuk rritet paga në sektorin privat me VKM. Është e pamundur që kur nuk rritet ekonomia, kur 95% e ekonomisë, përveç sektorit të ndërtimit, që unë e theksoj përsëri si rritje problematike e përqendruar e ekonomisë, nuk sjell një rritje të detyrueshme në të gjithë sektorët e tjerë. Kur sektori i prodhimit është në rënie, nuk do të rrisësh dot pagat. Kur sektori i bujqësisë është në rënie, nuk ka potencialin për ta rritur as % që ka në GDP dhe as në faktorët e tjerë.

Për sa i përket pensioneve dhe skemës së pensioneve: kemi muaj që diskutojmë skemën e re të pensioneve, duke pranuar dështimin me skemën aktuale, por duke njohur njëkohësisht dhe faktorin demografik në Shqipëri, ku sot e gjithë politika fiskale, por njëkohësisht dhe e mbledhjes së të ardhurave, do bëhet me një bazë më të vogël.

Sot realiteti është që ne kemi 2 milionë shqiptarë, duke hequr 300-350 mijë fëmijë, kemi 2 milionë shqiptarë të cilët paguajnë taksa dhe marrin pensione. Dhe ky ngushtim i bazës dhe rënies së forcës aktive me 40% si rezultat i emigracionit është rreziku i pestë për buxhetin e shtetit dhe për skemën e pensioneve.

Skema e pensioneve u tha këtu që ka një borxh të parikuperueshëm prej pothuajse 240 milionë eurosh, që mund të ishte borxhi i cili mund të mbyllte hapësirat që ekzistojnë çdo vit e që paguhen nga buxheti i shtetit.

Dhe kjo bazë që ka skema e pensioneve, me mënyrën se si është e shpërndarë sot popullsia, e ka vendosur në një pikëpyetje të madhe. Prandaj nuk është e aftë qeveria që të rrisë pensionet. I indekson ato dhe është e paaftë që t’i ndryshojë skemën, sepse sot kjo është baza. Nëse disa vite më parë i referoheshim 500 mijë pensionistëve, sot i referohemi 800 mijë pensionistëve. Dhe ky realitet i ri duhet marrë parasysh në skemën e pensioneve.

Ngrita me ministren e bujqësisë një shqetësim për sa i përket pensionit rural dhe mungesës së prurjeve të reja. Sot pensioni mesatar ka pësuar një rritje të vogël, ndërkohë që kjo nuk reflektohet me pensionin e fshatit, sepse qartësisht është një dështim për të siguruar ata që janë në bujqësi, prej mënyrës se si llogaritet dhe punësimi në bujqësi.

Sipas INSTAT janë 350 mijë, ministrja tha që janë 450 mijë, unë kam një pikëpyetje të madhe për shifrat, por të siguruar në fshat janë vetëm 72 mijë, dhe para se qeveria të merret me elementë të tjerë, të pranojë dështimin që deklaroi 10 vite më parë që do të realizojë sigurimin në fshat.

Të gjitha këto shqetësime, por dhe njëkohësisht dhe fakti që sot pagat reale në 11 vite janë në një rënie krahasuar me rritjen e çmimeve, për mua e bëjnë buxhetin përsëri të pamjaftueshëm, të panevojshëm për të plotësuar nevojat që ka ekonomia, të panevojshëm për të plotësuar sfidat që kanë qytetarët, por njëkohësisht dhe të papërballueshëm për kostot e jetesës që ka sot në Shqipëri.

I rikthehem dhe një herë propozimit për minimumin jetik, i cili do të ishte një diskutim që ne duhet ta kishim pasur, një diskutim që kemi një raport të Avokatit të Popullit, kemi një analizë nga ILO dhe besoj që ishte një bazë e mirë që ky komision të kishte filluar diskutimin.

Sfidat që ka sot ekonomia, sfidat që vijnë nga procesi i integrimit, sfidat që vijnë nga paaftësia e qeverisë për një politikë fiskale të qëndrueshme, të thjeshtë, të përballueshme, po citoj disa raporte ndërkombëtare, por dhe raportin e BSH, kanë krijuar për këtë buxhet, mendoj, një buxhet i cili është i varfër jo vetëm në politikë fiskale, por është i varfër dhe për qytetarët.

Shumë faleminderit!