Vendosni fjalën kyçe....

Dogjani në SPAK: Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës


Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u shpreh se është thirrur për hetim për mosdeklarim pasurie.

Dogjani tha se ka denoncuar korrupsionin në lidhje me një pronë, ku Kadastra, pas ndërrimit të drejtorit, ka anuluar legalizimin dhe ka kufizuar përdorimin e pronës për 99 vjet.

Ai po ashtu akuzoi se një pjesë e pasurisë publike, si kopshti dhe pallati, janë përdorur në mënyrë të padrejtë.

Dogjani theksoi se një nga pronarët e këtij trualli ka 100 mijë euro detyrime për të shlyer dhe akuzoi shtetin për mosveprim ndaj denoncimeve të tij.

“Kadastra, pasi është ndërruar drejtori ka anuluar legalizimin, kufizon për 99 vjet pronën.

Vij në SPAK se denoncoj korrupsionin dhe ai mashtruesi vijon duke e përdorur pasurinë publike kopshtin dhe pjesën tjetër të pallatit.

Kjo ka qenë pronare e këtij trualli dhe ia ka lejuar bashkisë ta bëjë kopsht publik.
Vendimi i Gjykatës ku një nga pronarët, ka 100 mijë euro që i detyrohet që atëherë për t’ia dhënë.

Një tjetër është larguar nga shtëpia dhe tani banon me qira.
Unë jam deputet. Nuk gjej zgjidhje sepse detyrohem se shteti im nuk reagon. Në një vend tjetër nëse një deputet denoncon duhet të ishte tundur shteti ose unë do të dënohesha për kallëzim të rremë”, tha ai.

Dogjani tha se shkoi në SPAK për te marrë një kopje të aktit me CD. Ai akuzon biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Dogjanin e shoqëruan në SPAK banorët dhe ish-pronarët e pallatit.  Deputeti tha se ka edhe një dosje të cilën u’a ka çuar ambasadorëve, sepse sipas tij shteti  shqiptar nuk funksionon.

“Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti  shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të ;legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.

Do tu tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur  ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë.”