Kreu i LZHK-së Dash Shehi tha mbrëmjen e sotme se halli i opozitës nuk është heqja ose jo e non grata-s se Sali Berishës po marrëdhënia me administratën Trump dhe qasja e kësaj në raport me Evropën dhe zgjidhja e problemeve mes Serbisë e Kosovës.
I ftuar në emisionin “Log” në News24, Shehi tha se opozita shqiptare duhet të përthithë se kush janë interesat amerikane në Shqipëri ndërsa u shpreh i bindur se cilido president të jetë në Shtëpinë e Bardhë marrdhëniet mes Shqipërisë e SHBA-së nuk cenohen.
“Ne duhet të përthithim kush janë interesat amerikane këtu, por të jeni të sigurtë se kushdo qoftë President, raportet Shqipëri-SHBA nuk cënohen. Tani Donald Trump ka një përqasje të re për NATO-n, por kjo i kushton Europës. Problemi i dytë është raporti me Europën, a do të jetë ai që ishte gjatë administratës Biden? A do të ketë të njëjtën përqasje administrata Trump për të zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë? Me këtë duhet të merremi ne. Halli i Shqipërisë dhe i joni si opozitarë nuk është heqja ose jo e ‘non grata-s’ së Berishës.” – tha Shehi.